Transmetuar më 25-05-2022, 16:29

Mbretëria e Bashkuar- Një UFO famëkeq, i quajtur “Trekëndëshi i zi” pretendohet se është kapur nga kamerat e sigurisë duke qëndruar pezull mbi një shtëpi për një orë.

Objekti i paidentifikuar u pa duke fluturuar mbi një shtëpi në Huddersfield, West Yorkshire.

“Trekëndëshi i zi” ka qenë pjesë e zakonshme e fenomenit të UFO-ve që nga pretendimet e para në vitet 1940.

Siç sugjeron emri i tyre, objektet duken duke fluturuar në qiell si forma të errëta trekëndore të mbuluara nga drita.

Disa nga trekëndëshat janë përshkruar deri në 120 metra të gjatë dhe duket se fluturojnë në heshtje. (noa.al/M.D)