Transmetuar më 10-06-2022, 15:26

Zgjatja e periudhës së marrdhënieve seksuale mbetet një nga temat e diskutuara dhe pse jo edhe një preokupim për mjaft çifte të shkuar në moshë.

Një jetë e shëndetshme seksuale është e mirë për të gjitha moshat. Konfirmimi i fundit vjen nga një studim i Anglia Ruskin University English (Cambridge), botuar në revistën "Mjekësia Seksuale".

Në dekadat e fundit, seksualiteti ka ndryshuar rrënjësisht, si për burrat ashtu edhe për gratë. Sot një shtatëdhjetëvjeçar që ka një jetë seksuale aktive është pothuajse normal.

Shumë njerëz pas 50 vjeç shqetësohen të sigurojnë ruajtjen e një intimiteti të mirë në çift, edhe nëse ndryshimet fizike dhe jo vetëm – si në burra ashtu edhe në gra – janë të pashmangshme.

"Mosha biologjike sot është krejtësisht e ndryshme nga ajo e njerëzve të gjeneratave të kaluara, madje edhe në 70 vjeç seksualiteti përjetohet plotësisht, falë faktit se ka terapi dhe pajisje medicinale që mund ta garantojnë atë duke shmangur çrregullimet e mundshme fizike të lidhura me moshën’.

Kjo ishte një ndër temat e diskutuara ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channl. Në një lidhje “Skype” ishte edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Luljeta Nallbani.

Sipas 64-vjeçares, seksi i dikurshëm nuk është si tani”.

“E kam shijuar dhe ndjerë seksin kur isha 40 vjeçe. Dikur nuk kishte telefona që të linim takime. Kur ishim në gjimnaz thonin se ngelnim shtatzënë me puthje, se nuk dinim më shumë”, tha Luli, e cila njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë.