Transmetuar më 11-06-2022, 10:50

KOSOVË- Ka ndodhur në Pejë. Testin e Maturës nuk do ta kryejnë dot 83 nxënës të klasës së 12-të të shkollës “Ali Hadri”.

Shkak është bërë nota e ulët e vendosur nga një profesor, i cili i ka vlerësuar të 83-të me notën 1.

Në të gjithë shkollën janë 131 nxënës maturantë, por vetëm 48 kanë kaluar. Të gjithë nxënësit ankohen se vlerësimi nuk ka qenë i drejtë dhe kërkojnë marrjen e masave.

Drejtori i shkollës është shprehur për Insajder se i ka tërhequr vërejtjen mësuesit, për të cilin thotë se është i rregullt, por notat e tij janë vazhdimisht të ulëta.

Me këtë rast po merren edhe në Drejtorinë e Arsimit në Pejë, mirëpo nuk është marrë asnjë masë për profesorin.