Transmetuar më 15-06-2022, 05:13

Një djalë shqiptar, 26 vjeç, mbërritur në Londër në mes të muajit maj të këtij viti, me një vendim të autoriteteve britanike, do të duhet të shkojë dhe të jetojë në Ruanda.

Vendimi përfshiu fillimisht mbi 130 emigrantë azilkërkues në Angli, por shumë prej tyre pajtuan avokatë dhe përfundimisht autoritetet arritën të mbyllin marrëveshjen për një fluturim nga Londra në Ruanda, vetëm për shtatë azilkërkues, mes të cilëve dhe djali nga Shqipëria, raporton noa.al duke cituar gazetën The Guardian.

Ky vendim ka ngjallur çudi në Londër dhe ka nxitur organizatat që ta padisin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Me një vendim dramatik të marrë mbrëmë, është anuluar nisja e të shtatëve për në Ruanda. Anulimi erdhi nga vendimi që mori GJEDNJ. The Guardian shkruan se vendimi është turpëruar për kryeministrin Boris Johnson. Ndërsa zyra e Johnson tha se është gati të nxjerrë MB nga GJEDNJ dhe se po përgatitet një fluturim i ri për azilkërkuesit.

26-vjeçari shqiptar është një nga shtatë azilkërkuesit që kanë nisur sfidat ligjore të minutës së fundit për të shmangur fluturimin me forcë në vendin e Afrikës Lindore. Të tjerë përfshijnë tre iranianë, një azilkërkues irakian dhe një vietnamez. Të gjithë mbërritën në MB me varka të vogla në mes të majit.

Por çfarë ka ndodhur me të riun shqiptar? Sikurse tregon, ai është viktimë e trafikut të qenieve njerëzore. Thotë se për 6 muaj e trafikuar në Shqipëri dhe më pas e nisën për në Francë. Atje e hipën në një varkë të vogël dhe e nisën për në Londër.

Me të arritur në ishullin britanik, djali kërkoi azil dule thënë se jeta e tij rrezikohet nga trafikantë dhe theksoi se nuk mund të kthehej në Shqipëri.

Por djalit nuk ia kishte marrë mendja kurrë se Anglia do ta degdiste në Ruanda.

"Jam në një gjendje shumë të keqe mendore. Nuk di asgjë për Ruandën. Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është Mbretëria e Bashkuar. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”