Transmetuar më 16-06-2022, 18:26
Kosovë- Është arrestuar nga Policia e Kosovës, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
Molliqaj, së bashku me disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate, ishin pjesë e protestës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai gjatë protestës ka kritikuar ekzekutivin për vendosjen e policisë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa për Molliqaj, protesta është reagim ndaj padrejtësisë që u është bërë veteranëve nga Kuvendi dhe Qeveria. (noa.al/M.D)