Transmetuar më 24-06-2022, 15:18

Tiranë – Meshkujt që duan të bëjnë seks me pagesë, nuk ka nevojë të presin të hapen bordello apo të shkojnë poshtë Urës së Dajlanit sepse mjaft t’ia fusin një xhiro nga ish Blloku apo 21 Dhjetori, dhe mund të shuajnë epshet seksuale në çdo kohë.

Dukuria e seksit me pagesë që gëlon në mënyra të ndryshme në Tiranë, duket se pranohet si realitet edhe nga policia lokale. Ajo mori të dhëna të mjaftueshme se në zonën më të shtrenjtë të kryeqytetit, por edhe te 21-shi, qendra masazhesh ishin kthyer në vatra prostitucionit, ndaj kryen orët e fundit, operacionin e koduar "SPA"  duke goditur 2 raste të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për prostitucion dhe vënë në pranga 2 zonja.

Megjithatë, 2 të tjerë janë në kërkim.pasi shpëtuan nga ndjekja policore ndërsa tre persona po procedohen penalisht, raporton noa.al.

Detajet e operacionit policor

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas një pune hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "SPA".

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetaseve Jetmira Demiraj 30 vjeçe dhe Rexhina Lika, 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".

Dy zonjat, administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur "Ish-Blloku" dhe në zonën tek "21 Dhjetori".

Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit, tha policia.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale "Prostitucioni" dhe A. L., për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre. /noa.al

Foto arkiv