Transmetuar më 26-06-2022, 18:40

Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën duke gdhirë dita e sotme në një lokal në Athinë të Greqisë.

Burri 42-vjeçar grek Dimitris Kordas që shihni në foto ka qenë në lokalin "Sante Rock Bar”, në sheshin Nikolaou Plastira në zonën Rafina të Athinës, raporton noa.al.

Dimitris Kordas

Viktima ishte duke u argëtuar dhe në një moment ka folur me një grua, partneri i së cilës ndodhej aty pranë, citon noa.al, gazetën Ta Nea. Vajza gjendej me partnerin dhe tre shokë të tij.

Sulmi ka ndodhur kur burri është larguar për të shkuar në tualet, raporton noa.al duke cituar agjencinë greke të lajmeve In. Në foto shihni pamjet në vendngjarje.

Në ato momente, grupi me katër meshkuj i janë afruar 42-vjeçarit dhe e kanë goditur me grushte dhe shkelma, deri sa u mbulua në gjak.

Më pas ai është transportuar në gjendje të rëndë në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën. (noa.al/M.D)