Transmetuar më 28-06-2022, 00:47

Një histori e dhimbshme dhe e rëndë ajo që ndodhi mesditën e së hënës në Selanik të Greqisë, ku nënë e bir u flijuan me një vdekje të tmerrshme.

Ajo 70 vjeçe dhe ai, 50 vjeç. Nënë e bir. Jo larg, por dy vite më parë ishin një familje normale. Dy prindërit dhe dy djemtë.

Por një ditë, djali më i vogël i familjes, kishte vrarë veten. Kjo e shkatërroi të atin, i cili iku nga kjo botë, i tronditur për atë që ndodhi me të birin.

Në shtëpi kishin ngelur djali tjetër dhe e ëma. Nuk po e shtynin dot më jetën.

Aq sa mesditën e së hënës në orën 14, realizuan planin e tyre. Morën thasë me rërë, mbushën makinën me to, u futën në sediljet e parme dhe u vunë pranga duarve të tyre në timon. E mbyllën duke lidhur veten me litar nëpër makinë dhe më pas i dhanë gaz duke devijuar mjetin drejt detit dhe u hodhën duke u zhytur në ujë për të mos dalë më të gjallë që andej.

Pamjet filmike më poshtë tregojnë momentet kur makina nxirret nga nëndeti në zonën Neo Epivaton të Selanikut.

Por dëshmitarët në vendngjarje treguan të tjera detaje të frikshme. Kohët e fundit në të njëjtin vend, kishin ndodhur edhe dy vetëvrasje të tjera të ngjashme.

E në një prej tyre, kur shoferi u hodh bashkë me mjetin, një burrë që vrapoi ta shpëtojë duke thyer xhamin e makinës, u përball me thirrjen e personit brenda saj: Më lër të vdes! /noa.al