Transmetuar më 07-07-2022, 08:23

Shpesh është komentuar për fizikun e saj. Aulona Musta, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku ka folur për karrierën e gjatë në televizion dhe rëndësinë që i kushton fizikut të saj.

Në postimet që ajo bën në rrjetet sociale merr edhe komente negative, ku shumë e kanë cilësuar si ‘burrë’. Lidhur me këto, Aulona është shprehur se ato tashmë janë komplimente për të, për sa kohë ajo ndihet mirë me trupin e saj.

Moderatorja, e cila njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë, shtoi se ky duhet të jetë një mesazh për të gjithë, të mos shqetësohen nga komentet e të tjerëve, për sa kohë janë të lumtur me veten e tyre.

“U mësuan njerëzit me hashtagun “si burrë” dhe tani kanë filluar tek gjoksi i vogël. Duhet të gjejnë një gjë tjetër, se e kuptuan që mund të më luftonin sepse unë punoj shumë për tu bërë si burrë. Nuk është një sharje, është kompliment për mua, që të rris masën muskulare për aq kohë sa ta shoh të arsyeshme. Sigurisht e përdora në favorin tim, pikërisht për ti thënë atyre se nuk ka rëndësi se çfarë thonë te tjerët. Të tjerët nuk do jenë kurrë të kënaqur me pamjen tonë dhe ky nuk duhet të jetë misioni ynë. Nëse ndiheni mirë me trupin tuaj, nuk ka fare rëndësi. Tjerët nuk do jenë kurrë të kënaqur. Duhet të kënaqim veten tonë kur jemi para pasqyrës”, tha Aulona në "Goca dhe Gra".