Transmetuar më 07-07-2022, 08:40

Turqi- Asgjë nuk u shpëton fansave. Ata ndjekin me lupë çdo ndryshim të idhullit të tyre.Dhe Bora ka mjaft prej tyre.

Moderatorja e njohur, ndodhet me pushime në Turqi. Ajo ka ndarë vazhdimisht foto nga momentet e relaksit. Mirëpo, tek imazhet më të fundit vëmendjen e ka marrë tatuazhi më i ri i moderatores.

E veshur me rroba plazhi, ndjekësve nuk u ka shpëtuar tatuazhi abstrakt i saj dhe e kanë lidhur menjëherë me Donaldin. Pasi ky i fundit para publikimit të këngës së tij, e cila është dedikim për moderatoren, publikoi në Instagram disa foto me veprat abstrakte të Picassos. Gjithashtu ai publikoi edhe një video pak kohë më parë ku ndodhej në një studio tatuazhesh.

Nuk dihet nëse tatuazhi është dedikim, mirëpo në rrjet fansat po aludojnë se i kushtohet Donaldit.