Transmetuar më 07-07-2022, 12:22

Aleksia Peleshi është bërë personazh në media dhe rrjete.

Duket se vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi duket se ka shije të kripura për markat e shtrenjta.

Në një video të fundit në TikTok ajo ka reklamuar çantën e saj Louis Vuitton Never Full GM me vlerë mbi 2100 €. Çanta ka qenë e shoqëruar edhe me portofolin po ashtu të markës Louis Vuitton i cili ia shton vlerën edhe më shumë.

Duket se Peleshi mban po ashtu në çantën e saj një parfum të firmës Cartiere, La Panthere me vlerë mbi 140€.

Videoja është ironizuar nga qytetarët të cilët kanë vështruar lukset e vajzës së ministrit.

Po ashtu Peleshi mban në çantë edhe një metër matës për motive të paditura…