Transmetuar më 07-07-2022, 22:07

Protesta e sotme e opozitës ishte në dukje e thjeshtë, por me një organizim që mund ta ketë zili çdo forcë tjetër politike në vend.

Në të morën pjesë shumë mbështetës të opozitës dhe ra në sy fakti se plot prej tyre nuk ishin ithtarë të Berishës, sikurse noa.al vëzhgoi gjatë monitorimit të protestës përmes vox-pop. Disa prej tyre thanë se ishin aty për të kundërshtuar dhe për të mos pranuar situatën në të cilën ndodhet vendi, përqendrimin e pushteteve vetëm në një dorë, të Edi Ramës dhe përkeqësimin e gjendjes ekonomike.

Në fotogaleri gjeni momente të protestës, me pasazhe në disa raste që nuk u panë gjatë qëndrimit të demonstruesve në miting, i pari që Berisha realizoi që pas rikthimit në krye të PD.