Transmetuar më 08-07-2022, 17:00

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 24 orët e fundit u regjistruan edhe 1.001 të infektuar të tjerë që dolën nga pak më shumë se 2 mijë testime. Për të disfatën ditë me radhë, pozitiviteti është gati 50 për qind që do të thotë se një në 2 të testuar del me infektim kovidi.

Sakaq vdekjet po bëhen të përditshme me 2 të tjera orët e fundit. Të ndjerit kanë qenë të vaksinuar.

Njoftimi zyrtar

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2221 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1001 qytetarë, në këto bashki: 464 në Tiranë, 73 në Durrës, 37 në Sarandë, 36 në Vlorë, 32 në Fier, 25 në Kamëz, nga 24 qytetarë në Lushnje, Elbasan, nga 23 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 18 në Berat, 16 në Dimal, 14 në Kavajë, 13 në Gramsh, nga 12 qytetarë në Kurbin, Korçë, 11 në Roskovec, nga 10 qytetarë në Bulqizë, Patos, Divjakë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Kukës, Mallakastër, 6 në Vorë, nga 5 qytetarë në Delvinë, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Shijak, Përmet, Poliçan, nga 3 qytetarë në Pukë, Mat, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Këlcyrë, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Selenicë, Libohovë, Pogradec, Skrapar, Librazhd. Janë 5,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tiranë të moshave 63-76 vjeç.

Janë shëruar 687 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Korrik 2022) Raste të reja ditore 1001 Të shëruar në 24 orë 687 Të shtruar në spitale 31 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 2221

Testime totale 1,863,180 Raste pozitive 286,732 Raste të shëruara 277,576 Raste Aktive 5,644 Humbje jete 3,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,509 Fier 401 Durrës 365 Vlorë 339 Shkodër 213 Berat 204 Elbasan 171 Gjirokastër 163 Lezhë 115 Korçë 75 Dibër 63 Kukës 26