Transmetuar më 16-07-2022, 22:51

TIRANË- Ajo është një nga këngëtaret e dashura shqiptare. Xhensila Myrtezaj ka folur për historinë e saj të dashurisë me Bes Kallakun. E ftuar në emisionin “A live night” në Top Channel, Xhensila tregon se si çdo marrëdhënie tjetër, lidhja ka vështirësitë e veta, të cilat kalohen gjithmonë nëse ka dashuri në mes.

Teksa tregoi një histori, Xhensila tha se ajo vetë është shumë romantike, ndërsa Besi sipas saj, mundohet, por jo çdo gjë shkon siç duhet, të paktën kështu ka ndodhur në propozimin e martesës. Këngëtarja tregoi sesi ajo e zbuloi para surprizën e propozimit dhe e gjitha u anulua, sepse ajo është tepër romantike.

“Për propozimin e martesës, ne ishim në Meksikë në Kankun dhe Besi kishte organizuar gjithçka buzë oqeanit. Një shtëpi me tenda, me ata mariaçët që do hynin ndërkohë që Besi do më propozonte për martesë dhe pikërisht një natë më përpara unë pash këtë skenën me një çift tjetër. I thash Besit ‘ua sa bukur Besi lum si ajo’. Ai nuk dinte ku të fuste kokën, u mërzit pak dhe tha ‘pse dreqin duhet të ndodhte kjo situatë’. Unë e kuptova që do ndodhte diçka e tillë të nesërmen. Kështu ndodhi, kur unë zbres, ai merr rrugën nga tenda dhe I them ‘do më surprizosh i thash, iku surpriza, duhet të jetë më romantik’. Besi tentoi që të më propozonte sërish se e para u dogj se nuk e pranoja se jam shumë romantike dhe doja diçka surprizë, më propozoi me fustan të bardhë ndërkohë që bënim fotot e dasmës, kështu që vetëm propozim nuk ishte. Ai e kishte marrë me kohë aprovimin. Kemi kaluar shumë momente të vështira. Është jetë, çdokush i kalon. Ajo që na ka mbajtur shumë fort me njëri tjetrin ka qenë besimi në zot që na ka bashkuar edhe me besimin tonë në dashuri. E kemi gjetur gjithmonë atë rrugën për të kapërcyer çdo moment të vështirë dhe për të qenë bashkë sërish me njëri-tjetrin”, tha Xhensila.