Transmetuar më 18-07-2022, 19:56

Tiranë- Nënvarianti i Omicorn BA 5 është i pranishëm në Shqipëri, edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Instituti i Shëndetit Publik.

Shefja e departamentit të sëmundjeve Infektive, Silva Bino thotë se ndonëse pritet përgjigja nga laboratori i ri i referencës, nisur nga simptomat që shfaqin qytetarët, BA 5 qarkullon në popullatë, citon TCh.

Sipas Binos, më shumë të prekur dhe që kanë nevojë për t’u shtruar në spital janë ata që janë të pavaksinuar apo që i kanë kryer dy doza shumë herët.

Në Shqipëri, po aplikohet vaksina “Pfizer”, për të cilën është hapur një debat pasi i ka kaluar data e skadencës. Por Bino thotë se vaksinat janë efikase.

Kurba e të infektuarve vazhdon të jetë në ngjitje dhe piku mendohet të jetë në muajin shtator. Por vjeshta, bashkë me virozat e stinës, mund ta komplikojnë më shumë situatën, ndaj kërkohet të rritet vaksinimi në popullatë.