Transmetuar më 24-07-2022, 17:39

Një nga këngëtaret më të dashura shqiptare është Elvana Gjata. Por edhe pse ka shumë vite në tregun muzikor dhe gëzon shumë popullaritet, ajo është hermetike rreth jetës personale.

U bë një kohë e gjatë që ajo nuk është shfaqur në intervista dhe në daljen e fundit televizive një vit më parë ajo nuk zbuloi asgjë për jetën sentimentale rreth të cilës ka shumë interes. Megjithatë këngëtarja ka ‘ngacmuar’ fansat e saj në "TikTok".

Ajo ka ndarë një video duke përdorur një audio në të cilën thuhet: “A ke crush(fiksim)” dhe Elvana përgjigjet me: “Po”. Më pas thuhet: “A mund ta shoh crushin tënd” dhe Elvana refuzon të tregojë crushin e saj.

Fansat në sektorin e komenteve duken të konfuzuar teksa Elvana në mënyrë indirekte mund të na ketë thënë se po del me dikë.

@itselvanagjata

Noooo

♬ Use this sound if u have a hot girl – releedo 🗣