Transmetuar më 24-07-2022, 18:40

Dy humbje jete dhe 965 të infektuar me koronavirus, është ky bilanci për ditën e sotme sa i përket situatës së krijuar nga Covid-19 në vend.

Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1984 testime të kryera, pozitivë kanë rezultuar 412 qytetarë në Tiranë, 89 në Fier, 81 në Durrës, 39 në Vlorë, 33 në Lushnje, 32 në Kavajë, 27 në Shkodër, 26 në Berat, 20 në Sarandë, 18 në Kamëz, nga 17 qytetarë në Divjakë, Dimal, 16 në Himarë, 13 në Vorë, nga 11 qytetarë në Lezhë, Krujë, nga 10 qytetarë në Gjirokastër, Tepelenë, 9 në Gramsh, 8 në Vau i Dejës, nga 7 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 6 qytetarë në Tropojë, Mallakastër, Korçë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Roskovec, Delvinë, Skrapar, Poliçan, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Dibër, Finiq.

Janë 9,810 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 30 pacientë. Sa i përket rasteve fatale, nuk i kanë mbijetuar dot betejës me virusin një qytetare nga Durrësi 86 vjeçe, një qytetare nga Tirana 91 vjeçe.

Nga ana tjetër, janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 291,553 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Korrik 2022) Raste të reja ditore 965 Të shëruar në 24 orë 843 Të shtruar në spitale 30 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 1984

Testime totale 1,902,429 Raste pozitive 304,890 Raste të shëruara 291,553 Raste Aktive 9,810 Humbje jete 3,527

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,734 Durrës 738 Fier 698 Vlorë 560 Berat 414 Shkodër 385 Elbasan 381 Lezhë 271 Korçë 259 Gjirokastër 173 Dibër 136