Transmetuar më 25-07-2022, 07:56

“- Ke rritur flokët… – Kështu duket. – I mbaje të shkurtër, kur ishim bashkë. – E di. – Dukesh bukur, gjithsesi. – Faleminderit. – Dukesh vërtet shumë e bukur. – Nuk duhet të ma thuash këtë gjë. Jam ish-ja jote. – Mundem të ta them sepse të kam dashur. – Më ke dashur vetëm sepse jam e bukur? – Jo, të kam dashur sepse… As vetë nuk e di arsyen pse. – Si mund të thuash se nuk e di arsyen pse? – Ti ishe… Nuk e di. Kaloi një minutë heshtje dhe më pas, duke qeshur, ajo iu përgjigj: – Edhe unë të doja. Ti nuk e kuptove asnjëherë, por unë të doja. – Ti nuk ma shprehe asnjëherë dashurinë tënde. – Ke të drejtë… Të thashë shumë gjëra, ama jo këtë gjë. – Më ke thënë se isha një mashtrues, se të trajtoja keq, se isha i papjekur… – Me të vërtetë e ke? Unë nuk i thoja me gjithë mend këto fjalë. – Po çfarë mendoje realisht? – Se ti ishe fantastik. Kishe mënyrën tënde të të parit të gjërave dhe mua më pëlqente ajo mënyrë. Tëadhuroja kur më buzëqeshje nga ana tjetër e rrugës, apo kur më përkëdhelje barkun, sa herë që më shihje të mërzitur. Ishe shumë i mirë, kur më lejoje të qëndroja në krahët e tua. Unë ndihesha e vogël, shumë mëe vogël kur më përqafoje fort, ama ndihesha mirë mes krahëve të tua. Ajo u ndaj për pak sekonda, fshiu lotët nga sytë, dhe me zërin që i dridhej vazhdoi: – Më buzëqeshje njësoj edhe më parë, vetëm se atëherë më puthje dhe më thoje se gjithçka do të shkonte mirë.

Ai iu afrua dhe e puthi papritur, më pas i tha: – Do të shkojë gjithçka mirë. – Nuk duhet ta kishe bërë. Unë jam ish-ja jote, – tha ajo dhe u largua prej tij. – E di pse të kam dashur? – Jo. – Sepse ishte e pamundur të mos e bëja. Ishe diçka që nuk arrija ta kuptoja, dhe kur mundohesha, nuk ia dilja dot. Në ato momente shihja sytë e tu që më shihnin gjithmonë me dashuri, sado që unë ta dreqosja punën. Sytë e tu vazhdonin gjithmonë të më donin. Unë të doja, sepse ishe e fortë, e vogël. Mendoje gjithmonë se isha unë që të mbroja, kur në fakt ishe ti që më mbroje mua. Unë nuk të kam mbrojtur asnjëherë dhe nuk e ke idenë sa herë e kam urryer veten. E kam urryer veten për çdo herë që nuk tëmbroja, apo që nuk ta shprehja se sa shumë të doja. Ti nuk ma thoje ama unë e ndieja se më doje. Edhe unë nuk ta thoja, por nuk e di nëse e ndieje sa shumë të doja. – Nuk e ndieja… – Ama unë të doja. Me të vërtetë. – Nëse do ta dija, nuk do të ndahesha prej teje. – Kështu që tani mund të jemi sërish bashkë? – Unë jam ende me ty… – Por ti je me atë djalin. – Edhe ti je me atë vajzën. – Nuk ka problem. Në këto momente nuk mund të bëjmë dot gjë. Nuk jemi më ata që ishim. – Ke të drejtë, tani i ke flokët më të gjatë. Ama buzëqeshja jote është po e njëjta. Edhe aftësia jote për tëmë bërë për të qeshur, është e njëjta. – Do ta dish të vërtetën? – Po. – Dashuria ime për ty ka mbetur e njëjta. – Po ti, a do ta dish të vërtetën? – Po. – Arrin t’i shohësh sytë e mi? As ata nuk kanë ndryshuar. Vazhdojnë të të shohin me të njëjtën dashuri”. – W. Whitman