Transmetuar më 25-07-2022, 22:04

Tiranë- Ndahet nga jeta Ferdinand Leka, gjuhëtar; albanolog dhe një emër i shquar i mendimit shqip.

Leka ishte i vetmi delegat mes 87 pjesëmarrësve që morën pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit, si përfaqësues i Institutit të Gjuhësisë.

Ky vit shënon dhe 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe profesori ishte duke shkruar kujtimet mbi këtë ngjarje me rëndësi për gjuhën shqipe.

Prof. Ferdinad Leka është autor i veprave studimore si “Fjalori i Ri Kompakt Italisht-Shqip dhe Shqip-Italisht”, “Ushtrime përgatitore për një italishte me themel”, “Fjalori themelor Italisht-Shqip (Dizionario Fondamentale Italiano-Albaneze”)”, “Fjalori i Termave të Letërsisë”, “Antologji e Historisë së Kohës së Vjetër, Qytetërimet e Lashta, Lindja e Lashtë, Greqia, Roma, Ilirët”, etj.

Përkthimeve si: “Faik Konica” “Shqipëria, Kopshti Shkëmbor i Europës Juglindore”, titulli i origjinalit “The Rock garden of Southeast Europe”, “Histori e Kishës, Zhvillimi i Jetës së Kishës nga rreshajet deri në ditët tona”, Michel Lemonnier, “Botëkuptimi i Dostojevskit”, Nikolai Berdjajev, “Zanafilla dhe kuptimi i komunizmit Rus”, Nikollaj Berdajev, “Jezusi i Nazaretit”, Joseph Ratzinger (pjesa e dytë nga hyrja në Jerusalem deri te ngjallja), Henry Barraud, “Për të kuptuar muzikën e sotme” etj.

“Këto foto janë realizuar vetëm disa muaj më parë në shtëpinë e tij. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit u shpreh familjarëve ngushëllimet e thella. Nderim për punën e veprën e tij”.