Transmetuar më 28-07-2022, 14:21

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Këtë të premte 29 duhet të përfitoni nga mundësia e të folurit qartë me personin me të cilin dëshironi të sqaroheni. Nuk ka më justifikime. Kjo ditë është perfekte për atë që dëshironi. Sakaq në vazhdin do të ketë shumë të reja, sidomos në punë.

Horoskopi i Paolo Fox Demi: Kjo e premte nuk është dita më e mirë. Ka disa gjëra që ende nuk po gjejnë zgjidhje dhe që fatkeqësisht të bëjnë të presësh. Në punë duhet të merrni gjithë kohën që ju nevojitet.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Hëna është në anën tuaj. Ka gjëra dhe aspekte që duhet t’i rivlerësoni në mënyrë që të përfitoni nga gjithë kjo energji pozitive. Në punë nuk ju mungon dëshira për të ecur përpara dhe për t’u përkushtuar si gjithmonë.

Horoskopi për Gaforren nga Paolo Fox: Do të keni disa surpriza të reja. Në dashuri do të ketë shumë shanse ndaj, mos u dekurajoni. Në punë nuk jeni të qetë. Kjo po ju demoralizon dhe jo pak.

Tani le të shohim se çfarë rezervon horoskopi i Paolo Fox për Luanin: Në dashuri duhet të filloni të bëni një përzgjedhje të njerëzve që ju konsiderojnë dhe vlejnë më shumë. Ndaloni së humburi kohë me ata që nuk ju meritojnë. Në punë ka shumë situata që do të dëshironit t’i ndryshonit. Ka ardhur vallë koha që t’i merrni gjërat në duart tuaja.

Horoskopi i Virgjëreshës nga Paolo Fox: Këto ditë jeni duke u fokusuar në atë që dëshironi më shumë. Kjo ju ka bërë që të përqendroheni në aspekte të karakterit tuaj që as nuk i keni marrë ndonjëherë parasysh më parë. Të gjitha aspektet duket të jenë pozitive, përfitoni prej tyre edhe në punë.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Pozitiviteti është qendra e ditës suaj këtë të premte 29. Kjo ju mundëson t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Ndërkohë duket se jeni githnjë e më shumë i/e fokusuar në të ardhmen. Në punë do arrini të merrni atë që dëshironi më shumë.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Ndërsa Hëna është tashmë në dizavantazh me shenjën tuaj, kokëçarjet po shfaqen në spektrin e dashurisë. Ndaj duket se këtë të premte, jo gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet. Për këtë, përpiquni të merrni të gjithë kohën që ju nevojitet.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Jeni ndezur nga dëshira që të thoni gjithçka që ju vjen në mendje, mendime që po ju ziejnë në kokë. Diçka ka ndryshuar dhe ndjeni nevojën ta vini në jetë. Edhe në punë duket të jetë e njëjta gjë, arenë ndryshimesh. Mos u fshihni më pas vetes.

E mbyllim tani me tre shenjat e fundit të zodiakut. Horoskopi i Paolo Fox për Bricjapin, këtë të premte është mjaft optimist. Do të rrethoheni nga njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mund t’ju japin energji për të ecur përpara. Në punë do keni gjëra për të rregulluar, por do ia dilni.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Do të ketë disa tensione në dashuri, por asgjë e rëndësishme. Thjesht duhet të përpiqeni të përmbaheni dhe të bindni veten se kjo periudhë do të kalojë së shpejti. Shmangni situatat stresuese në punë.

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox: Duhet të gjeni qetësinë shpirtërore që ju mungon në një lidhje. Ndoshta duhet të përqendroheni më shumë në punë, të paktën tani për tani. /noa.al