Transmetuar më 03-08-2022, 14:41

TIRANË- Aleksia Peleshi është një nga vajzat më të ndjekura në rrjete e media.

Së fundmi ajo ka njoftuar humbjen e gjyshit të saj. Lajmin e ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale, teksa ka publikuar dhe një foto me të kur ka qenë e vogël. Vajza e ministrit Peleshi ka shkruar fjalët më të ndjera ndërsa thotë se do t’i mungojë gjithë jetën.

“Na copëtove shpirtin o gjysh! Sa e largët më dukej kjo ditë! Gjithmonë kam menduar se ti do jetoje të njihje fëmijët e mi, por Zoti të deshi herët pranë vetes. Fjala e fundit që të thashë ishte “do vij prapë nesër”. Por unë nuk erdha dhe ndoshta ti nuk më prisje dot më. Sa pak të kam parë në vitet e fundit e tani s’të shoh dot më! Sa pak kemi biseduar e tani s’të dëgjoj dot më! Më fal gjysh, që teksa rritesha s’të kam përqafuar sa duhet. Sikur të mundja të ktheja kohën mbrapa, të takoja edhe një herë atë gjyshin plot energji, kurajo e kokëfortësi…U prehsh në paqe gjyshi, të ndrittë shpirti! Do më mungosh gjithë jetën”, ka shkruar Aleksia.

View this post on Instagram

A post shared by Alexis🦂 (@aleksiapeleshi)