Transmetuar më 06-08-2022, 19:57

KOSOVË- Zbardhen detaje nga vrasja e të riut në Lipjan.

Ai është Dardan Gashi 22-vjeç.

22-vjeçari ndërroi jetë në një lokal në në këtë qytet.

Mediat e Kosovës shkruajnë se ai u qëllua për vdekje pas një sherri me dy persona.

Të rinjtë janë konfliktuar në një kafene me emrin ‘Check In’ për disa vajza.

Sherri ka nisur verbalisht e fizikisht më pas, deri në momentin që Gazmend Selimi dhe Muhamet Gashi kanë nxjerrë armët. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i vrarë 22-vjeçari Dardan Gashi.

Dy të tjerë, përfshirë një kalimtar rasti, kanë mbetur të plagosur. Gazmend Selimi dhe Muhamet Gashi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ata janë shpallur në kërkim nga policia dhe akuzohen për ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’. noa.al