Transmetuar më 06-08-2022, 23:45

KOSOVË- E pazakontë në Kosovë. Një 93-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kosovës pasi ka kërcënuar djalin e dhe nipin e tij. Gazeta Sinjali shkruan se ngjarja ka ndodhur të premten në rrugën “Bajram Curri”, në Klinë.

Familjarët u shokuan teksa panë 93-vjeçarin me armë në dorë në oborrin e shtëpisë. “Ty kam me t’vra, kam me ju vra,”- thoshte 93-vjeçari duke iu drejtuar të birit dhe nipit.

Familja njoftoi Policinë që e vuri në pranga 93-vjeçarin. Në banesë u gjetën dy armë dhe mbi 100 fishekë, që u konfiskuan nga Policia. Ende nuk dihet se çfarë e ka sjellë konfliktin mes gjyshit dhe familjarëve të tij.