Transmetuar më 07-08-2022, 14:15

Kosovë- Zbulohet e kaluara e gazetares ruse Daria Aslamova, e cila është ndaluar teksa ka tentuar të hyjë në Kosovë.

Virussia, një faqe e cila merret me zbulimin e fakteve kundër shtetit rus, në një postim në Twitter, ka shkruar se kjo gazetare, e cila akuzohet se është edhe spiune ruse, ofronte shërbimeve seksuale në këmbim të intervistave.

“Gazetarja ruse (spiunja) Daria Aslamova korruptoi të intervistuarit e saj me shërbime seksuale. Sot në Kosovë, ajo tregoi se është thjesht një plakë e kohës së Putinit. Në këtë foto, së bashku me kriminelin serb Radovan Karaxhiç, ajo ishte një vajzë e re me shumë energji”, shkroi “Virussia”.

Radovan Karaxhiç është ish-presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, kriminel i dënuar me burgim të përjetshëm.

Në internet mund të gjenden fotografi ‘nudo’ të para disa vitesh të Daria Aslamovas. Ato thuhet se fillimisht i kishte publikuar vet ajo.