Transmetuar më 09-08-2022, 21:29

Kosovë- Ngjarje tronditëse në Kosovë. Një 16-vjeçar nga fshati Shaptej i Deçanit, u vra me thikë para derës së shtëpisë nga një bashkëmoshatar.

Mediat raportojnë se fillimisht dy adoleshentët u kapën me fjalë, ndërsa njëri-prej tyre nxori thikën dhe vrau bashkëmoshatarin.

Policia vuri në pranga pas ngjarjes autorin e ngjarjes.

Sipas mediave në Kosovë, dy adoleshentët ishin shokë klase me njëri-tjetrin.

Ende nuk dihet shkaku i grindjes që solli tragjedinë. Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.