Transmetuar më 10-08-2022, 08:28

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pasur verë dasmash këtë vit.

Ai ka thyer një tjetër "rekord" pasi rezulton se ka qenë politikani më i "angazhuar" me evente të tilla ku ka qenë i ftuar.

Sipas postimeve të bëra në Facebook, nga fillimi i qershorit e deri më tani Haradinaj ka qenë i ftuar në të paktën 11 dasma të zhvilluara në Kosovë.

Nga fotot e publikuara shihet se Haradinaj është një mysafir i respektuar pasi shpesh është fotografuar me çiftin ku i ka uruar për martesën dhe nuk kanë munguar dhuratat nga ana e tij.