Transmetuar më 10-08-2022, 08:59

Një SUV gjigant Hummer, me lartësi 6.6 metra, gjerësi 6 metra dhe gjatësi 14 metra, porositur nga Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan, anëtar miliarder i familjes mbretërore të Emirateve, vendosi rekordin botëror të makinës më të madhe të kësaj marke të njophur në botë, sipas “ACADEMY WORLD RECORD”.

Ky “përbindësh” do të zërë vendin e tij krenar në Muzeun Historik “Sharjah Off Road” të Emirateve të Bashkuara Arabe. E ndërtuar në kornizën e automjetit amfib të ngarkesave të ushtrisë amerikane LARC-LX me veshje çeliku, makina e madhe funksionon me katër motorë nafte.

World's largest Hummer: Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan sets world record

I aftë për shpejtësi maksimale prej 32 km/h, ku automjet është tre herë më i madh se një Hummer H1 normal në shkallë dhe 27 herë nga vëllimi. “Brendësia e tij është e shtrirë në dy kate, – raporton “The Sun”. – Kati i parë ka shkallë, tualet dhe lavaman, ndërsa i dyti ka një mexhlis (vend privat ku priten dhe argëtohen mysafirët e miqtë) me pamje 360 ​​gradë.

World's largest Hummer: Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan sets world record

Ky sheik, miliarder i familjes mbretërore të Emirateve, mban rekordin botëror Guinness për koleksionin më të madh të automjeteve 4×4 me 718 modele.

Sheiku në fjalë është i njohur për dashurinë e tij për automjetet ekstreme dhe të rralla. Postimet e tij në rrjetet sociale paraqesin automjete të shumta të përmasave të pazakonta si 10×10 Dhabiyan, SUV më i madh në botë, RAM 2500 Bigfoot, që pretendon të jetë kamioni më i madh “përbindësh” në botë, ndër të tjera.

Sheiku Hamad Bin Hamdan Al Nahyan mban gjithashtu rekordin botëror të “ACADEMY RECORD WORLD” për SUV-in më të madh në botë. Ai posedon seksione të kamionit ushtarak Jeep Wrangler, Dodge Dart dhe Oshkosh M 105.