Transmetuar më 11-08-2022, 10:28

SHBA- Astronomët amerikanë dhe europianë kanë zbuluar për herë të parë një ekzoplanet krejtësisht “të porsalindur”, 395 vite dritë nga Toka, i cili mund të jetë planeti më i ri i gjetur ndonjëherë në galaktikën tonë. Studiuesit, të udhëhequr nga asistent-profesori i Universitetit të Floridës, Jehan Bae publikuan zbulimin në revistën astrofizike "The Astrophysical Journal Letters", e bënë zbulimin me teleskopin ALMA (Atacama Array i madh milimetër/nënmilimetër) në Kili.

Ekzoplaneti shumë i ri, ende "në ndërtim" pasi shtrihet brenda diskut të lëndës parësore (gazeve dhe pluhurit) që rrethon yllin e tij, e duket se është me madhësinë e Jupiterit. Ai rrotullohet rreth yllit gjithashtu të ri AS 209 në yjësinë Ophiuchus, i cili është vetëm 1.6 milion vjet i vjetër, kështu që planeti i tij do të ishte edhe më i ri, ndoshta 1.5 milion vjet (për krahasim Toka është rreth 4.5 miliarda vjet).

Ekzoplaneti duket të jetë në një distancë të madhe nga ylli i tij, rreth 200 herë më shumë se distanca Tokë-Diell. Planeti do të jetë një objektiv i ardhshëm i teleskopit të ri hapësinor amerikan të fuqishëm James Webb Space Telescope, me synimin për të llogaritur masën dhe përbërjen kimike të atmosferës së tij.

Gjatë 30 viteve të fundit, astronomët kanë konfirmuar ekzistencën e më shumë se 5000 ekzoplaneteve, me shumë të tjerë që presin konfirmimin nga vëzhgimet e reja.