
Achille Lauro i kushtoi një këngë të tërë Rolls-Royce. Ka nga ata që e dëshirojnë, ka nga ata që e ëndërrojnë dhe ka nga ata që mund ta blejnë. Ndonjëherë ka edhe nga ata që e personalizojnë këtë automjet luksoz.
Ashtu si Antonio Rudiger, mbrojtësi i Real Madridit dhe i kombëtares gjermane. Rudiger, i cili mund të përballojë sa të dojë Rolls-Royce, mbërriti në stërvitje me SUV e personalizuar. Ajo që është befasuese, megjithatë, nuk është kjo, por fakti se ky modifikim i ka kushtuar rreth 3 milionë euro.
Duke qenë prodhuesi britanik i makinave luksoze, edhe nëse është një SUV, ai përsëri lidhet me "gamën premium". Makina e futbollistit është një Cullinan, me vlerë më shumë se 300.000 euro, ka një motor V12 me turbo dyfishe, jep 600 kuaj fuqi dhe mund të shkojë deri në 250 km/orë.
Rudiger i dhuroi vetes Rolls-Royce në vitin 2021, me rastin e ditëlindjes së tij të 28-të dhe i pagoi Mansory një shumë të madhe parash për ta përshtatur sipas shijeve personale.
Disa imazhe të Rudiger në bordin e Cullinan të tij me vlerë më shumë se 3 milionë euro (duke marrë parasysh modifikimin) janë siguruar nga gazeta spanjolle “AS”, përmes një videoje.