Transmetuar më 11-08-2022, 20:57

Kosovë- Nënat shqiptare janë sa të dashura aq edhe burrnesha.

Një e moshuar shqiptare ka shprehur gëzimin e saj në një dasmë duke qëlluar me armë zjarri. Pamjet e publikuara nga KlanKosova tregojnë se si gjyshja e djalit që po martohej ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër në mes të lokalit.

Ngjitur me të, është një tjetër e moshuar që kërcen me shami në dorë. Brenda në restirant ka edhe shumë njerëz të tjerë, por asnjë nuk ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë.