Transmetuar më 12-08-2022, 17:55

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 695 raste me Covid-19, ndërsa një qytetar ka humbur jetën.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë, ndërsa janë 2,873 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1803 testime, 695 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 319 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 695 qytetarë, në këto bashki: 191 në Tiranë, 48 në Lushnje, 47 në Shkodër, 42 në Fier, 34 në Durrës, 29 në Divjakë, 28 në Vlorë, 22 në Elbasan, 21 në Sarandë, 19 në Lezhë, 17 në Berat, 16 në Gjirokastër, 14 në Pogradec, 12 në Himarë, nga 9 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Maliq, Gramsh, nga 8 qytetarë në Selenicë, Korçë, nga 7 qytetarë në Kamëz, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Shijak, Krujë, Vorë, Devoll, Skrapar, nga 4 qytetarë në Dibër, Përmet, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Libohovë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Roskovec, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Rrogozhinë, Mat, Kolonjë, Poliçan, Cerrik. Janë 2,873 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 319 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,339 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Gusht 2022) Raste të reja ditore 695 Të shëruar në 24 orë 319 Të shtruar në spitale 24 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 1803

Testime totale 1,939,436 Raste pozitive 320,781 Raste të shëruara 314,339 Raste Aktive 2,873 Humbje jete 3,569

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 874 Fier 525 Durrës 356 Vlorë 275 Gjirokastër 242 Berat 124 Elbasan 118 Korçë 96 Shkodër 91 Lezhë 81 Dibër 62 Kukës 29