Transmetuar më 14-08-2022, 21:07

Kosovë- Përleshje masive mes kushërinjsh në Kosovë. Debati për shtrimin e një rruge me zhavorr ka sjellë një sherr masiv me thika mes tre kushërinjve në Kosovë, në fshatin Cërrnicë të Gjilanit. Të paktën pesë persona kanë përfunduar në spital, pasi mbetën të plagosur nga sherri në fjalë. Në gjendje kritike ndodhet një 33-vjeçar.

Xhelil Miftari 71-vjeç ka këmbëngulur në shtrimin e një rruge me zhavorr, por është kundërshtuar nga kushërinjtë e tij. Sherri nisi fillimisht me grushte, më pas u përdorën thikat dhe një mjet pune, shat.

33-vjeçari mori plagë të mëdha nga thika dhe u nis me urgjencë për në Prishtinë. Ndërsa katër të tjerët, mes tyre dy gra janë shtruar në spital, në Gjilan.

Xhelil Miftari 71-vjeç dhe Driton Rrusta 45-vjeç janë vënë në pranga.