Transmetuar më 15-08-2022, 09:04

MAL I ZI- Mësohen detaje të reja nga masakra e Cetinjës. Vuk Boriloviç ka bërë tre telefonata gjatë masakrës të përgjakshme që tronditi vendin pak ditë më parë. Deri më tani është bërë me dije se Boriloviç telefonoi bashkëshortin e Natasha Martinoviç dhe dy djemtë e saj duke e njoftuar se i vrau familjen.

Por Kurir zbulon edhe një detaj tjetër të frikshëm. Vuk Boriloviç (34) nga Cetinja, i njohur si Vuçko, para se të kryente krimin e tmerrshëm e ty merrte jetën 10 personave, mes tyre 2 fëmijë, shkoi në kishë dhe iu lut Zotit!

"Para se të vriste njerëz të pafajshëm, mes tyre edhe fëmijë, Boriloviç shkoi në kishë dhe iu lut Zotit. Ai mori një pushkë dhe filloi të vriste,"-tregoi burimi për Kurir.

Familja e tij është një nga më të vjetrat dhe më të respektuarat në Cetinje thonë banorët vendas. Boriloviçi punonte në pyll dhe kishte shumë armë gjahu dhe municione në shtëpi. Rreth orës 15:30, ai trokiti në derën e një banese të veçantë në shtëpinë e tij, banesën ku banonte familja Martinoviç. Ata ishin qiramarrësit e tij. Në banesë ishin infermierja Natasha Pajoviç Martinoviç (35) dhe dy djemtë e saj – Marko, 11 dhe Mašan 3 vjeç. Sipas asaj që dihet deri më tani, dyshohet se ka pasur një debat pas së cilës Boriloviç ka qëlluar.

Djemtë u përpoqën të fshiheshin, por vrasësi nuk i kurseu – ai vrau pa mëshirë fëmijët e pafajshëm. Ai ka plagosur rëndë nënën e tyre. Pasi ka masakruar një grua të pafajshme dhe dy djemtë e saj, vrasësi del nga shtëpia dhe telefonon në celular Millosh Martinoviçin, bashkëshortin e Natashës së plagosur rëndë dhe i tha: Të kam vrarë familjen dhe familjen time!

Në 45 minutat që pasuan në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij në qytetin Cetinje, vrau dhe 7 të tjerë, deri sa e ekzekutoi njëburrë. Mali i Zi shpalli tre ditë zie kombëtare. Ndërsa një ceremoni e veçantë u zhvillua në Cetinje me prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore si presidenti dhe kryeministri.Aty një qytetar kërkoi që autori i vrasjes së Vuk Boriloviçit të mos dënohet nga autoritetet.

Kjo është ngjarja më e rëndë dhe më shokuese në historinë e këtij shteti.