Transmetuar më 18-08-2022, 16:43

Tiranë- Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1661 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 547 qytetarë, në këto bashki:

194 në Tiranë, 41 në Durrës, 31 në Fier, 23 në Vlorë, 19 në Sarandë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Divjakë, 14 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Kamëz, nga 10 qytetarë në Kavajë, Korçë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Mallakastër, Pogradec, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Lezhë, Gjirokastër, Berat, nga 7 qytetarë në Vorë, Himarë, Tepelenë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Rrogozhinë, nga 5 qytetarë në Maliq, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Selenicë, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Tropojë, Kurbin, Shijak, Dibër, Patos, Kolonjë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Këlcyrë, Devoll, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Mat, Roskovec, Delvinë, Libohovë, Skrapar, Cerrik, Gramsh.

Janë 3,748 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 332 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316,275 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Gusht 2022) Raste të reja ditore 547 Të shëruar në 24 orë 332 Të shtruar në spitale 24 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 1661

Testime totale 1,947,507 Raste pozitive 323,597 Raste të shëruara 316,275 Raste Aktive 3,748 Humbje jete 3,574

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,547 Fier 519 Durrës 342 Vlorë 329 Korçë 203 Elbasan 172 Shkodër 153 Gjirokastër 148 Lezhë 141 Berat 111 Dibër 63 Kukës 20