Transmetuar më 21-08-2022, 09:31

Kosovë- Një ashensor është shkëputur në një pallat në Kosovë, e për pasojë një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas medieve kosovare ashensori është rrezuar në momentin që është ndërprerë energjia elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, 19 gusht në Fushë Kosovë.

Policia njofton se gruaja ka pësuar lëndime të rënda dhe më pas është dërguar në QKUK.

Kujtojmë që ditëve të fundit Kosova është përballur me reduktime të energjisë elektrike. (noa.al/M.D)