Transmetuar më 22-08-2022, 07:55

Nga SHBA sigurojnë se Rusia ka lëshuar një satelit të ri, Kosmos 2558, dhe se objektivi i saj është të errësojë një satelit zbulues të ushtrisë amerikane. Sipas "Futurism", sateliti është lëshuar në të njëjtën orbitë si sateliti spiun amerikan.

Anija kozmike ruse është vetëm 37 këmbë larg nga anija kozmike amerikane. E përkthyer në sistemin tonë metrik ndërkombëtar, do të flisnim për një distancë prej më pak se 15 metra.

"Është vërtet sjellje e papërgjegjshme, – tha gjenerali James H. Dickinson, komandanti i Komandës Hapësinore të SHBA në programin "NBC Nightly News", siç raportohet në "Space.com".

– Ne shohim se ajo është në një orbitë të ngjashme si një nga asetet tona me vlerë të lartë për qeverinë e SHBA. Kështu që ne do të vazhdojmë, siç bëjmë gjithmonë, të përditësojmë dhe gjurmojmë situatën".

Menjëherë pasi Donald Trump krijoi "Forcën Hapësinore", Rusia dërgoi dy satelitë për të mërzitur satelitët spiun amerikan, diçka që ushtria amerikane e konsideroi si "sjellje të pazakontë dhe shqetësuese".