Transmetuar më 23-08-2022, 17:23

Çimimi i naftës në Shqipëri ka pësuar sërish rritje, këtë radhë goxha më të ndjeshme.

Bordi i transparencës ka vendosur që nafta në treg të shitet me 239 lekë, nga 221 lekë që është shitur deri ditën e sotme.

Ndërkohë që rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, nga 202 lekë do të shitet me 205 lekë.

Kurse çmimi i gazit do të mbetet i pandryshuar.

Çmimet e caktuara nga Bordi hynë në fuqi sot datë 23 Gusht ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. (noa.al/M.D)