Transmetuar më 27-08-2022, 10:10

Kosovë- Humb jetën tragjikisht pasi ishte duke luajtur futboll një i ri shqiptar në Kosovë. Kadri Abazi nga Gllareva e Klinës vdiq papritur. Ai u rrëzua në fushë, teksa ishte duke luajtur futboll.

19-vjeçari u dërgua me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ndërroi jetë.

Arsyet e vdekjes së tij ende nuk janë bërë me dije. Rasti është vënë nën hetim nga autoritetet.

‘Në Gllarevë, Klinë 26.08.2022 – 20:57 është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke luajtur futboll në fushë sporti ishte alivanosur dhe rrëzuar në fushë.

Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e gatshme të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, citohet në komunikatën e policisë.