Transmetuar më 28-08-2022, 21:35
KOSOVË- Një ‘betejë’ me armë mes dy vëllezëve dhe vëllait të tyre polic ka ndodhur në Kosovë.
Mësohet se ngjarja u regjistrua në Veri të Mitrovicës.
Gazeta Sinjali shkruan se sherri ka nisur këtë pasdite për shkaqe që ende nuk dihen. Dy vëllezërit kanë marrë çiftet e kanë qëlluar në drejtim të vëllait të tyre të tretë, por efektivin nuk e ka kapur asnjë plumb.
Më pas, polici ka shtënë në drejtim të të dyve me armën e shërbimit dhe i ka lënë të plagosur vëllezërit e tij.
Deri më tani nuk ka persona të arrestuar. Dy vëllezërit ndodhen në spital, ndërsa polici është arratisur.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.