Transmetuar më 28-08-2022, 22:08

SHBA- Pilotja e parë me ngjyrë do niset për në Hënë. NASA do të dërgojë austronautë në satelitin e Tokës, si pjesë e programit Artemis. Raketa e parë do të lëshohet ditën e hënë dhe misioni Artemisë ka në plan që të arrijë të dërgojë njerëz në Mars.

"Nëpërmjet misioneve Artemis, NASA do të zbarkojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë, duke hapur rrugën për udhëtime më afatgjata në hënë, dhe duke shërbyer si një gur themeli për të dërguar astronautët në Mars,”- njoftoi NASA.

Përse ky mision quhet Artemis?

Është emëruar sipas perëndeshës greke Artemis, motrës binjake të Apollonit, pasi kjo nismë do të vendosë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë.

Artemis përbëhet nga një raketë e quajtur Sistemi i Nisjes në Hapësirë, e cila mund të mbajë module të ndryshme në majën e tij, siç është kapsula e ekuipazhit Orion që strehon astronautët gjatë fluturimit. Kapsula kozmike Orion mund të mbajë 4 persona.

Kohëzgjatja e misionit të Artemis 1 është 42 ditë, 3 orë e 20 minuta dhe në total do të udhëtojë 1.3 milionë milje, përpara se të kthehet në Tokë më 10 tetor.

Me misionin Artemis, NASA do të përdorë teknologji inovative për të eksploruar më shumë sipërfaqe hënore se kurrë më parë. Do të bashkëpunojë me partnerë tregtarë dhe ndërkombëtarë si dhe do të krijojë praninë e parë afatgjatë në Hënë. Më pas, destinacioni i radhës është Marsi.