Transmetuar më 29-08-2022, 20:00

Tiranë- Energjia ka marrë vlerë si kurrë më parë. Nafta, gazi, uji, druri kanë vlerën e floririt tashmë.

Shqipëria e siguron energjinë totalisht nga HEC-et. Është energji e pastër, por siç thotë populli ‘me sytë nga qielli’. ‘Do’ Zoti na ndihmon, do jo!

Kaskada e Drinit luan rolin dominues në furnizimin me energji në Shqipëri. Atje ndodhen HEC-et më të mëdhenj.

Sivjet vera ka qenë e thatë dhe me temperatura të larta.

Gjendja aktuale e kaskades me date 29 Gusht eshte:

Niveli Fierze 272.07 m Prurjet ne Fierze 60 m3/s

Niveli Koman 173.80 m , prurjet 20 m3/s

Niveli Vau Dejes 73.63 m, prurjet 10 m3/s

Rezerva Energjetike eshte rreth 545 GWh,”- thuhet në përgjigje.

Si janë vlerat aktuale me ato optimale?

Kuota maksimale e Fierzës është 296 m, nga 272.07 m, që është aktualisht, 24 metra nën nivelin optimal, vlera që tregojnë muaj dimri të zymtë për vendin tonë. .

Niveli Koman është 173.80 m, një diferencë e vogël nga ai maksimal që është 175.5 m

Niveli Vau Dejes 73.63 m nga 76.0 m që është niveli maksimal. Nëse nuk do kemi reshje në vjeshtë, Shqipëria pritet të goditet nga një krizë e rëndë energjitike.