Transmetuar më 30-08-2022, 07:49

Tiranë- Bien importet e kafesë në vend. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë eksporti i kafesë për periudhën janar-qershor ka rënë me rreth 7% krahasuar me një vit më parë.

Pavarësisht se për vitin 2020, Covid-19 dhe periudha e karantinës kufizoi lëvizjet e njerëzve, por nuk largoi dot dëshirën për të konsumuar kafe, qoftë edhe në kushtet e shtëpisë.

Sipas distributorëve të artikujve ushqimorë, në muajt e karantinës, u rrit më tepërkonsumi i kafesë në shtëpi me tableta. Në këtë periudhë janë shitur mjaft makineta kafeje.

Për shoqatën e Bareve dhe Restoranteve aktualisht rënia e importit është ndikuar nga mbyllja e shumë bareve apo lokaleve në vend.

Për 2022 rënia e konsumit në këto sipërmarrje filloi të reflektohet që në muajt shkurt-mars kur pati rritje të çmimeve të produkteve të shportës, por edhe të lëndëve të para nga importi. Ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve rriti presion për shtrenjtim të çmimeve në bare dhe restorante.

Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Në vend kanë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës.