Transmetuar më 30-08-2022, 17:10

Foto ilustruese

Prishtinë- Abuzimi në grup me një minorene 11 vjeçe ka shkaktuar indinjatë në opinionin publik kosovar, por jo vetëm.

Nën akuzë janë vendosur 5 persona, dy prej të cilëve të mitur.

Babai i njërit prej të akuzuarve, 19-vjeçarit Shkëlqim Kamerit, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa ka zbuluar se ka qenë vetë ai që e ka dorëzuar të birin në polici.

Sipas tij, 19-vjeçari nuk ka shkuar në shtëpi që nga dita kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa e ka takuar në rrugë, dhe prej aty e ka dërguar në komisariat. Ai po ashtu tregon se nuk ka para që të paguajë avokatin për mbrojtjen e të riut, pasi familja ka probleme financiare, teksa 8 persona arrijnë të mbijetojnë me një pagë.

“Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’myt mu, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kom me gjetë avokat, me çka pagu, punët ligshtë. Me një rrogë tetë anëtarë. Ma mirë me qenë të dekt, se të gjallë. Shkelqimi s’ka qenë në shpi, se kom ditë ku osht. Unë vet e kom dorëzu në Polici. Në Koliq e kemi taku. Kena dalë me lyp edhe na ka dalë në udhe përpara”, ka deklaruar babai i të dyshuarit. “, ka deklaruar ai, raporton Express.

11-vjearja dyshohet se u përdhunua të shtunën nga pesë persona. Përveç Shkëlqin Kamerit, mes të akuzuarve janë dhe Ekrem Rexhepi me vëllain e tij të mitur.