Transmetuar më 02-09-2022, 07:56

TIRANË- Një histori e gjatë kjo e Donaldit me Beatrix e diskutuar mjaft në rrjete e media.

U tha (dhe u pa) se Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes sapo kanë dalë nga ‘Big Brother VIP’ por mesa duket kjo nuk është e vërtetë.

Sipas "Kryefjala.com" dyshja janë takuar dhe kanë folur disa herë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kjo foto më poshtë e vërteton këtë gjë.

Donaldi dhe Beatrix shihen së bashku në makinë (foto e shkrepur pas daljes së dyshes nga Big Brother). Fotoja është publikuar pikërisht në ditën e ditëlindjes së Donaldit por me çfarë qëllimi vallë?