Transmetuar më 02-09-2022, 18:18

TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Pas mbledhjes së sotme, nafta ka pësuar një ulje prej 5 lekësh krahasuar me një ditë më parë kur ishte edhe ndryshimi i fundit e çmimeve. Ndërsa benzina është ulur me 4 lekë, ka mbetur i pa ndryshuar çmimi me të cilin do të tregëtohet gazi në vend. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e ditës së premte, e deri në mbledhjen e ardhshme.

VENDIMET E PLOTË:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Shtator 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve. Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.