Transmetuar më 02-09-2022, 18:26

SERBI- Presidenti serb Vuçiç duket se është i tërhequr nga vera.

Në Beograd u mbajt panairi “Wine Vision of the Open Balkans”, ku mikpritës i liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili nuk e fshehu se sa shumë e do verën.

Gjegjësisht, shikuesit mund të shikonin degusimin e verës së Vuçiçit për më shumë se një orë në televizione të caktuara dhe vetë presidenti u mburr se ai mund të "pijë shumë".

“Mos u ndal, më numëruan njerëzit, kam pirë më shumë se 100 gota, se nuk më ka asgjë, kjo është tjetër çështje, po vij prapë të shtunën”, u mburr presidenti i Serbisë në një transmetim televiziv.

Në një moment këshilltarja për media Suzana Vasiljeviç tentoi të merrte gotën, por ai e rrëmbeu dhe vazhdoi të pinte.

“Vetëm të provoj”, tha Vasiljeviç, e cila pasi piu një gllënjkë filloi t’ia kthente gotën Vuçiqit në tribunë, por ai u shpreh i prerë: “Jo, jo, jo…” dhe e mori përsëri gotën e verës.

“Ajo ka frikë se kam pirë shumë, kjo është mirë”, tha presidenti serb kur mori gotën e tij, gjë që Suzana Vasiljević e vazhdoi me komentin se “nuk ka frikë, por se e pret kryeministri shqiptar”.

Në një moment, Vasiljević u përpoq të kapte presidentin për dorën, por ai u largua dhe i tregoi asaj me një shikim se ishte koha të dorëzohej dhe të largohej prej tij, gjë që ajo në fund e bëri.