Transmetuar më 04-09-2022, 10:26

KOSOVË- Prokuroria e Kosovës ka bërë me dije se ka nisur procedurat ligjore pas sulmit me miell që iu bë ditën e djeshme ministrit të Financave, Hekuran Muratit nga aktivistët e PSD-së. Policia ka njoftuar se Prokuroria do ndërmarrë masa ndaj: Nol Nushit, Zgjim Hysenit dhe disa aktivistë të PSD-së të cilët hodhën miell mbi ministrin, teksa ai ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë citohet se ‘në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore’, thuhet në deklaratën e policisë.