Transmetuar më 07-09-2022, 17:15

Qeveria në mbledhjen e saj të sotme ka vendosur të ndryshojë vendimin e saj nr.187, datë 8 mars 2017, për strukturën dhe pagat e zyrtarëve të lartë duke i dhënë të drejtë kryeministrit aktual të marrë konsulentë të huaj me pagë deri 1 milion lekë të rinj (rreth 9 mijë euro), me kohëzgjatje deri në fund të mandatit të tij.

Në pikën 6, pas paragrafit, që përcakton pagesat për këshilltarët e jashtëm dhe ndihmësit e jashtëm të Kryeministrit, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

"Përjashtimisht, Kryeministri ka të drejtë të angazhojë si këshilltarë të jashtëm edhe shtetas të huaj, ekspertë/konsulentë të njohur ndërkombëtarisht, me një pagesë jo më shumë sesa 1 000 000 (një milion) lekë në muaj, për një periudhë angazhimi jo më shumë se sa kohëzgjatja e mandatit të tij”.

Pak ditë më parë, Rama njoftoi se ish kryeministri britanik Toni Bler do të ishte konsulenti i tij dhe qeverisë, siç tha ai, falas. /noa.al