Transmetuar më 08-09-2022, 10:40
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se pensionet do të indeksohen me 6 për qind në muaj duke nisur nga tetori 2022.
Ai tha se 6 për qind rritje vlen për të gjitha kategoritë e pensionistëve.
Në vijim Rama tha se ky është indeksimi i dytë brenda vitit pasi në prill 2022, pensionistëve iu dhanë për 3 muaj, gjithsej 9 mijë lekë.
Megjithatë kjo rritje u aplikua vetëm për pensionistët që jetojnë më vete dhe në certifikatën familjare nuk kanë asnjë fëmijë.
Në këtë mënyrë shumë pensionistëve që formalisht ose jo kishin fëmijët në certifikatë, nuk e përfituan këtë rritje.
Këtë herë, Rama u shpreh se përfitoj ë të gjithë pensionistët, por kjo do të qartësohet pasi të zbardhet vendimi, raporton noa.al.