Transmetuar më 08-09-2022, 11:56

TIRANË- Qeveria ka shpërndarë guidën falas për të mos u futur në fashën 800 kwH e se si mund të kursehet për të mos arritur në 800 kw/orë.

Qeveria ka llogaritur se 800 kwH konsum në muaj korrespondojnë me aktivitetet e mëposhtme, duke vendosur dhe një skemë.

Përditë mund të përdoret frigoriferi, boileri, kondicioneri, soba elektrike, televizor, ndriçim, hekur, fshesë e kompjuter. Madje studimi është aq serioz saqë daton nga koha kur përdorej në masë "DVD", që sot e mbajnë në banesa si relike pasi kemi hyrë në botën e "cabless (pa kabuj)" prej kohësh.

Megjithatë nëse dikush e ka, mund ta përdorë çdo ditë. Me kursim do të përdoret lavatriçja dhe pjatalarësja. Në muaj mund të përdoren 8 herë, mesatarisht 2 lavatriçe në javë. Mjaftueshëm, sipas qeverisë për të larë rrobat.